Rajoni 29 April 2026, 09:45 Nga VNA

Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Abdixhiku: Kurti nuk e deshi Vjosën, por populli do ta dojë

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Abdixhiku: Kurti nuk e deshi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zhvilluar procesi politik dhe mungesën e marrëveshjes mes partive.

Në një konferencë për media, ai akuzoi Albin Kurti dhe Vetëvendosjen për etje të tepruar për pushtet dhe paaftësi për të arritur marrëveshje politike, duke theksuar se opozita kishte ofruar alternativa dhe emra konkretë për zgjidhje institucionale, por pa sukses.

Sipas Abdixhikut, procesi në Kuvend është keqpërdorur dhe është menaxhuar në mënyrë të çrregullt, duke vështirësuar sigurimin e kuorumit dhe vendimmarrjen për presidentin.

Ai u ndal edhe te emri i Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo është një figurë e denjë për postin e presidentes, por se emri i saj është përdorur më shumë si mjet për sigurimin e kuorumit sesa si zgjedhje e sinqertë politike.

“Ne e kemi dhënë mundësinë dhe emrin për president. Në fund është parë se emri i Vjosa Osmanit është synuar më shumë si mjet për kuorum. Ne Vjosën e shohim më shumë se kaq, si presidente të denjë. Kurti s’e deshi Vjosën, por populli do ta dojë”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se LDK do të hyjë në një fazë të re politike, duke synuar bashkimin e forcave të djathta dhe ndërtimin e një oferte të re për institucione më të qëndrueshme.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme