Sport 28 Prill 2026, 13:49 Nga VNA

Joshua rikthehet në ring në korrik, përballet me Kristian Prengën para superduelit me Fury

Ndaje në Whatsapp

Joshua rikthehet në ring në korrik, përballet me Kristian

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, do të rikthehet në ring më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga. Ndeshja do të shënojë rikthimin e britanikut pas një periudhe të vështirë, pasi ai u përfshi në një aksident automobilistik në dhjetor të vitit të kaluar ku humbën jetën dy miq të tij të afërt.

Përballja është pjesë e një marrëveshjeje me disa ndeshje që Joshua ka nënshkruar për të zhvilluar duele në Arabinë Saudite. Ndeshja është paralajmëruar me titullin “The Comeback” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në mbarë botën nga platforma DAZN.

Kristian Prenga, 35 vjeç, me origjinë shqiptare dhe rezident në SHBA, është ish-kikboksier dhe që prej vitit 2016 ka kaluar në boks profesionist, ku ka regjistruar 20 fitore dhe vetëm një humbje.

Promotori Eddie Hearn konfirmoi gjithashtu se është arritur marrëveshja për një përballje të shumëpritur mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury më vonë gjatë këtij viti. Ai shkroi në rrjetet sociale: “E nënshkruar, e vulosur dhe e dorëzuar! AJ kundër Fury është realitet.”

Sipas Hearn, dueli me Prengën në korrik do të shërbejë si një ndeshje përgatitore për Joshua, përpara përballjes së madhe me Fury që pritet të zhvillohet në fund të vitit.

Joshua, 36 vjeç, ka një rekord prej 28 fitoresh dhe 4 humbjesh. Ndeshja e tij e fundit ishte në dhjetor, kur ai mposhti me nokaut në raundin e gjashtë amerikanin Jake Paul në Miami.

Nga ana tjetër, Tyson Fury kërkoi publikisht përballjen me Joshua pas fitores së tij ndaj rusit Arslanbek Makhmudov më 11 prill, duke e quajtur duelin mes tyre “Beteja e Britanisë” që fansat e boksit e presin prej vitesh.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme