Shqipëria vijon të korrë suksese në Kampionatin Europian të mundjes që po zhvillohet në Tiranë, duke siguruar një tjetër medalje të rëndësishme për vendin.
Mundësi Zelimkan Abakarov është shpallur nënkampion Europe në stilin e lirë për peshën 61 kilogramë, duke i shtuar delegacionit shqiptar medaljen e dytë të argjendtë në këtë kompeticion.
Performanca e tij në tapet ka qenë mjaft e fortë, duke arritur deri në finale dhe konfirmuar formën e mirë të sportistëve shqiptarë në këtë Europian.
Kjo arritje vjen vetëm një ditë pas suksesit të Islam Dudaev, i cili fitoi gjithashtu medalje argjendi në peshën 65 kilogramë, duke e çuar në dy numrin e medaljeve të argjendta për Shqipërinë.
Europiani i mundjes në Tiranë po rezulton një arenë e suksesshme për sportistët shqiptarë, të cilët po tregojnë nivel të lartë dhe ambicie për rezultate edhe më të mëdha.






















