Rajoni 26 April 2026, 20:32 Nga VNA

Dhe dy ditë nga afati për presidentin e ri, KQZ e Kosovës: Gati për zgjedhjet e reja

Ndaje në Whatsapp
Dhe dy ditë nga afati për presidentin e ri, KQZ e Kosovës: Gati

Dy ditë para se Kuvendi të shpërndahet në rast se nuk zgjidhet presidenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës thonë se janë gati për organizimin e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas afatit kushtetues do të duhet të mbahen brenda 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se meqë në këtë vit nuk janë planifikuar zgjedhje, nuk është ndarë as buxhet për organizimin e tyre. Sipas tij, kostoja e përafërt do të jetë 10 milionë euro.


“Në rrethana të tilla, pra gjithmonë nëse do të kemi zgjedhje, KQZ-ja i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për mjetet që janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve. Ne nuk mund ta dimë aktualisht se sa mund të jetë kostoja e zgjedhjeve të mundshme, pasi aktualisht nuk kemi ndonjë planifikim. Një shumë e tillë duhet të miratohet nga KQZ-ja dhe kjo do të ndodhë vetëm në rast se do të kemi një proces zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Në rast se zgjedhjet shpallen, ato do të ishin të pestat brenda 16 muajve.

E marta është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri tani partitë politike në Kosovë nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme