Sport 26 Prill 2026, 19:32 Nga VNA

Plas tek Real Madrid, yjet e gjigantit madrilen preferojnë Viniciusin para Kylian Mbappes

Ndaje në Whatsapp
Plas tek Real Madrid, yjet e gjigantit madrilen preferojnë Viniciusin para

“Los Blancos” po kalojnë një krizë të madhe në aspektin sportiv, ku janë rrugës për ta kaluar sezonin e dytë radhazi pa fituar asnjë trofe.

Sidoqoftë, problemi kryesor mbetet tek ego e lojtarëve. Sidomos dyshes Kylian Mbappe e Vinicius Jr, të cilët kanë dështuar të japin paraqitje pozitive kur kanë luajtur së bashku në të njëjtin formacion.

Raportimet e fundit nga Spanja sugjerojnë se shumica e lojtarëve të Realit tashmë po mbajnë një anë, duke e mbështetur brazilianin para francezit.

“Lojtarët e Real Madridit kanë zgjedhur Vinicius Junior para Kylian Mbappe. Në këtë debat, shumica e lojtarëve janë me Vinin”.

“Arbeloa, kur ishte Mbappe i lënduar, arriti të krijojë një dinamikë pozitive dhe rezultate të duhura në ndeshjet e mëdha. Vini ishte lider dhe të tjerët e ndoqën. Mbappe kurrë nuk ka arritur ta krijojë këtë. Ai është i vetëm dhe kjo shihet në fushë”, raporton “Le Journal”.

Real Madridi ndërkohë është afër ta humbë edhe La Liga-n, ku në rast që dështon ndaj Espanyolit, si dhe Barcelona fiton ndeshjen e mbetur, atëherë katalunasit janë kampion edhe matematikisht.

Te gjiganti madrilen pritet të ketë edhe ndryshime të shumta në skuadër, ku disa yje janë vendosur në listën e shitjeve.

Video

Pak orë para darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaronte: “Sonte në sallë do të ketë disa ‘shots’.” Pas incidentit me të shtëna gjatë eventit, kjo deklaratë është rikthyer dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Bashkë me foton e Pete Hegseth duke qeshur pas ngjarjes dhe reagimet e disa të pranishmëve, ajo po përdoret nga përdorues online për të ushqyer teori konspirative që pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar.

Përshëndesim Edi Ramën si kryetarin e respektuar të PS…me shpresën se do e verë dorën në zemër dhe për ne

Pasi kalojnë minutat e panikut mund të shohësh të ftuar që vjedhin shishet e shampanjës. Kjo ka ndodhur minuta pasi forcat e sigurisë neutralizuan personin që donte të qëllonte mbi presidendti Trump….

Tragjedi në Lezhë. Dy të vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje. Detajet në përditësim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme