Bota 26 Prill 2026, 19:22 Nga VNA

Ekzekutohet ministri i Mbrojtjes i Malit

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutohet ministri i Mbrojtjes i Malit

Ministri i Mbrojtjes i Malit, Gjenerali Sadio Camara, ka humbur jetën gjatë një serie sulmesh të koordinuara ndaj objekteve ushtarake në të gjithë vendin.

Lajmi u raportua të dielën, pas një sulmi të shpejtë ndaj rezidencës së tij në qytetin ushtarak të Kati-t, i cili ndodhi më 24 orë pas sulmeve të tjera të një grupi lidhur me al-Kaedën dhe kryengritësve Tuareg. Camara ishte një figurë kyçe në qeverinë ushtarake që mori pushtetin pas dy grushteve të shtetit në 2020 dhe 2021 dhe konsiderohej nga shumë si një udhëheqës i mundshëm i ardhshëm i Malit.

Sulmi ndaj rezidencës së tij në Kati, një qytet që është ndër më të fortifikuarit në vend, u realizua përmes një makine-bombë nga grupet e lidhura me “Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin” (JNIM), së bashku me luftëtarët e Frontit të Çlirimit të Azawad (FLA), rebelëve Tuareg. Ky koordinim i sulmeve të grupeve të ndryshme, të cilat më parë kishin luftuar kundër njëra-tjetrës, tregon një bashkëpunim të ri mes këtyre grupeve, të cilat kanë vendosur të bashkohen për të luftuar kundër shtetit të Malit.

Sulmet kanë shpërthyer edhe në qytetet e tjera të Malit, përfshirë Bamakon, Gaon, Kidalin dhe Sevaren, duke vazhduar edhe pas më shumë se 24 orësh nga fillimi i konfliktit. Gjatë sulmeve, shumë shpërthime dhe zhurma të armëve të zjarrit janë dëgjuar në qytetin e Kidalit, që ka shkaktuar shqetësime për zhvillime të mëtejshme të luftimeve.

 

Në anën tjetër, Presidenti i përkohshëm i Malit, Assimi Goita, është transferuar në një lokacion të sigurt pas sulmit, dhe është konfirmuar që ai është mirë.

Pas vdekjes së Camara-s, shumë analistë dhe ekspertë të sigurisë shprehen se këto sulme do të përshkallëzohen dhe luftërat për kontrollin e territorit do të vazhdojnë, duke theksuar se grupet që luftonin më parë kundër njëra-tjetrës tani kanë arritur marrëveshje për të punuar së bashku.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Afrikan dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dënuar këto sulme dhe kanë shprehur shqetësim për pasojat që mund të sjellin për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Video

Pak orë para darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaronte: “Sonte në sallë do të ketë disa ‘shots’.” Pas incidentit me të shtëna gjatë eventit, kjo deklaratë është rikthyer dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Bashkë me foton e Pete Hegseth duke qeshur pas ngjarjes dhe reagimet e disa të pranishmëve, ajo po përdoret nga përdorues online për të ushqyer teori konspirative që pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar.

Përshëndesim Edi Ramën si kryetarin e respektuar të PS…me shpresën se do e verë dorën në zemër dhe për ne

Pasi kalojnë minutat e panikut mund të shohësh të ftuar që vjedhin shishet e shampanjës. Kjo ka ndodhur minuta pasi forcat e sigurisë neutralizuan personin që donte të qëllonte mbi presidendti Trump….

Tragjedi në Lezhë. Dy të vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje. Detajet në përditësim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme