Bota 26 Prill 2026, 18:24 Nga VNA

Fotoja e Hegseth duke qeshur dhe fjalia për “shots”, teoritë konspirative që po qarkullojnë pas të shtënave në Washington

Ndaje në Whatsapp
Fotoja e Hegseth duke qeshur dhe fjalia për “shots”,

Pas incidentit me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë një sërë teorish konspirative që pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar.

Një nga elementët që po përdoret për të ushqyer këto pretendime është një foto e Pete Hegseth, e realizuar prapa skenave dhe e publikuar nga Reuters, ku shefi i Pentagonit shihet duke buzëqeshur pak pas incidentit. Sipas dëshmitarëve, ndërsa disa anëtarë të kabinetit, si sekretari i Thesarit Scott Bessent, dukeshin të tronditur, Hegseth në foto shfaqet i qeshur, gjë që është interpretuar nga përdorues në rrjete si një detaj “i dyshimtë”.

Teoritë konspirative janë përforcuar edhe nga një reagim i Dana White, kreu i organizatës së arteve marciale të përziera dhe mik i Donald Trump. Duke u larguar nga hoteli ku zhvillohej eventi, ai u tha mediave:
“Ishte jashtëzakonisht fantastike. E shijova çdo minutë. Ishte një përvojë e çmendur dhe unike”, duke shtuar madje se nuk kishte ndjekur urdhrat e Secret Service për t’u strehuar.

Në të njëjtën kohë, përdorues të tjerë kanë risjellë në vëmendje edhe një deklaratë të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, e cila para eventit kishte thënë se “do të ketë disa shots para darkës së korrespondentëve”. Në kontekst fjala “shots” i referohej pijeve alkoolike, por pas incidentit disa përdorues në rrjete e kanë interpretuar atë si një “paralajmërim” për të shtënat.

Deri tani nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet se ngjarja ishte e inskenuar, por kombinimi i këtyre elementëve – fotoja e Hegseth, deklaratat e White dhe fjalia e Leavitt – ka bërë që teoria e quajtur “staged” të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Video

Përshëndesim Edi Ramën si kryetarin e respektuar të PS…me shpresën se do e verë dorën në zemër dhe për ne

Pasi kalojnë minutat e panikut mund të shohësh të ftuar që vjedhin shishet e shampanjës. Kjo ka ndodhur minuta pasi forcat e sigurisë neutralizuan personin që donte të qëllonte mbi presidendti Trump….

Tragjedi në Lezhë. Dy të vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje. Detajet në përditësim.

Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja janë viktimat e vrasjes në Lezhë ndodhura para një ore në Lezhë… Në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme