Bota 26 Prill 2026, 08:26 Nga VNA

Të shtëna në darkën e gazetarëve në Washington Hilton, evakuohen Donald dhe Melania Trump; arrestohet i dyshuari i armatosur me pushkë, pistoletë dhe thika

Ndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan mbrëmjen e së shtunës nga darka e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi në ambientet e hotelit u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi se askush nuk u plagos në incidentin me armë, ndërsa një person është marrë në paraburgim.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë pas ngjarjes, Trump tha se është “gjithmonë tronditëse kur ndodhin gjëra të tilla”.

Të shtëna në darkën e gazetarëve në Washington

Menjëherë pas incidentit, presidenti shkroi në rrjetin Truth Social: “Autori është arrestuar dhe unë rekomandova që ‘shfaqja të vazhdojë’, por do të udhëhiqemi plotësisht nga forcat e rendit”. Në një postim tjetër ai shtoi se autoritetet e sigurisë i kërkuan atij dhe zonjës së parë të largoheshin nga ambienti.

Çfarë tha Trump pas të shtënave

Rreth një orë pas incidentit, duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se një person ishte ndaluar pasi kishte sulmuar një pikë kontrolli sigurie në hotelin Washington Hilton me një armë “të fuqishme”.

Ai u tha gazetarëve se në Truth Social kishte publikuar një video ku i dyshuari shihej duke u përplasur me kontrollin e sigurisë, si dhe një foto të tij pas arrestimit. Trump e përshkroi sulmuesin si një “njeri shumë të sëmurë”.

Presidenti tha se një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua nga shumë afër, por u shpëtua nga jeleku antiplumb.

“Fola me oficerin dhe ai është shumë mirë,” tha Trump. “Ka moral shumë të lartë. I thamë se e duam dhe e respektojmë dhe ai është një njeri shumë krenar.”

Trump përshkroi gjithashtu atmosferën në sallë pas të shtënave si “plotësisht të bashkuar”, me “shumë solidaritet dhe mbështetje mes njerëzve”.

Ai theksoi se kishte dashur që eventi të vazhdonte pas arrestimit të autorit, por kjo nuk u lejua për arsye sigurie. Sipas tij, darka do të riplanifikohet dhe do të organizohet sërish “më e madhe dhe edhe më e mirë”.

Trump përmendi gjithashtu dy tentativat e mëparshme për atentat ndaj tij: një gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë dhe një tjetër kur po luante golf në Palm Beach, Florida. Ai tha se Zonja e Parë ishte “mjaft e tronditur” nga ngjarja.

Presidenti falënderoi edhe mediat, të cilat sipas tij treguan përgjegjësi në raportimin e situatës.

Çfarë publikoi Trump në rrjetet sociale

Pak para deklaratës për mediat, Trump publikoi në Truth Social foto dhe një video të të dyshuarit. Në foto shihej një burrë pa bluzë i shtrirë në tokë me duart e lidhura pas shpine, ndërsa rreth tij qëndronin agjentë të Shërbimit Sekret.

Në një video me cilësi të dobët shihej një person që kalonte me shpejtësi pranë oficerëve të sigurisë, të cilët më pas e ndiqnin.

Trump konfirmoi se kishte dhënë vetë udhëzimin që këto pamje të publikoheshin.

Kush është i dyshuari

I dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance, Kaliforni, sipas CBS, partneri amerikan i BBC-së.

Trump tha se FBI dhe Shërbimi Sekret po kryejnë kontrolle në një adresë në Kaliforni në kuadër të hetimeve.

Shefi i përkohshëm i policisë së Uashingtonit, Jeffery Carroll, tha se Allen ishte mysafir në hotelin ku po zhvillohej eventi dhe se nuk ka arsye të besohet se ka persona të tjerë të përfshirë.

Autoritetet konfirmuan se pati shkëmbim zjarri mes të dyshuarit dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë, ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika.

Prokurorja federale për Uashingtonin, Jeanine Pirro, tha se ai përballet me dy akuza për përdorim të armës gjatë një krimi të dhunshëm dhe për sulm ndaj oficerëve federalë me armë të rrezikshme. Ai pritet të akuzohet zyrtarisht të hënën.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Çfarë ndodhi në darkë

Darka e përvitshme e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë po zhvillohej në hotelin Washington Hilton dhe presidenti pritej të mbante një fjalim më vonë gjatë mbrëmjes, kur pranë sallës së madhe u dëgjuan të shtënat.

Gazetarë të BBC-së që ndodheshin në sallë raportuan për konfuzion dhe panik të madh pas zhurmës së armëve.

Agjentët e Shërbimit Sekret u panë duke shoqëruar me urgjencë presidentin dhe zonjën e parë jashtë sallës, ndërsa zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr dhe sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, u larguan gjithashtu nga truprojat e tyre.

Të ftuar të tjerë mbetën për një kohë të izoluar brenda sallës, ndërsa shumë gazetarë përpiqeshin të raportonin zhvillimet për mediat e tyre.

Darka e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë është një traditë e mediave amerikane që daton nga viti 1921 dhe zakonisht ndiqet nga presidenti në detyrë. Kjo ishte hera e parë që Trump merrte pjesë në këtë event si president në detyrë; ai kishte qenë i pranishëm për herë të fundit në vitin 2011.

Video

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) që tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Digjet makina e gazetarit Sami Curri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Ri, Bulqizë, rreth orës 02:45 të mëngjesit të ditës së sotme. Makina ishte e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Gazetari Curri thotë ky veprim bëhet për t’i mbyllur gojën.

Ky është momenti i të shtënave që shkaktuan panik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u larguan me urgjencë nga salla. Sipas një ndihmësi të Shtëpisë së Bardhë, Trump ishte i sigurt dhe jashtë rrezikut. Më vonë, ai njoftoi në Truth Social se personi i armatosur ishte arrestuar.

Pamje të reja dramatike tregojnë forcat e rendit me armë në duar duke kërkuar personin e armatosur pas të shtënave që shkaktuan panik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë operacionit, dëgjohen thirrje të policisë “Kemi një të neutralizuar”, ndërsa situata shkaktoi konfuzion dhe tension të madh mes të pranishmëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme