Pavarësisht faktit se armëpushimi i brishtë midis Izraelit dhe Hezbollahut mbetet në fuqi, katër persona të tjerë të vrarë në sulmet izraelite në Liban, pasi operacioni i IDF ndaj grupit militar vijon pa ndërprerje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, viktimat u shënuan në Libanin jugor.
Siç thuhet në deklaratë, dy sulme që synonin një kamion dhe një motoçikletë në komunitetin Yamor al-Shakif, në provincën Nabatiya, rezultuan në vdekjen e katër personave.
Zhvillimi vjen vetëm një ditë pasi gjashtë persona u vranë në Liban, në incidentin më të përgjakshëm që nga fillimi i armëpushimit, duke rritur shqetësimet për stabilitetin e brishtë në rajon.
Nga sulmet e dyshuara të Hezbollah këtë javë mbetën të vrarë dy ushtarë francezë të forcave paqeruajtëse të UNIFIL dhe tre të tjerë u plagosën.






















