Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka komentuar të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare Ardon Jashari, duke i dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Juventus.
Ai theksoi se klubi ka bërë një investim të rëndësishëm për një lojtar me cilësi të larta, pavarësisht një periudhe të vështirë pas dëmtimit dhe minutazhit të reduktuar në fushë.
“Klubi bëri një investim të madh në një lojtar me cilësi të shkëlqyera. Ai pësoi një dëmtim, u rikthye dhe më pas pati më pak kohë loje. Por kjo nuk do të thotë që ai papritmas është bërë një lojtar i dobët. Ai ka një potencial të madh dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen,” u shpreh Alegri.






















