Talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pas dëmtimit muskulor që ka pësuar.
Sulmuesi u lëndua gjatë sfidës ndaj Celta Vigos, kur gjatë ekzekutimit të një penalltie ndjeu shqetësime në muskul dhe u detyrua të largohej nga loja.
Sipas raportimeve të fundit, dëmtimi rezulton më serioz se sa pritej fillimisht dhe ekziston mundësia që ai të mos rikthehet në fushë deri në fund të sezonit. Megjithatë, shpresohet që rikuperimi të ecë normalisht dhe lojtari të jetë në formë për Kupën e Botës.






















