Lifestyle 25 April 2026, 14:38 Nga VNA

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Ndaje në Whatsapp

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim

Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet.

Kur merr me dhjetëra vendime me rëndësi gjatë ditës, shanset janë, që me kalimin e kohës do të lodhesh e do të marrësh vendime të gabuara. Për të mos i shtuar kësaj lodhjeje, njerëzit e pasur i shmangen pyetjes “çfarë të vesh sot?”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, foli dikur mbi këtë çështje: “Po ta vini re, vesh vetëm kostume blu ose të gri. Po përpiqem të kursej vendimet e gabuara. Nuk dua të marr vendime mbi veshjet apo drekën. Kam gjëra më të rëndësishme për të vendosur.”

Për të kursyer kohë

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht


Mark Zuckerberg kaloi nga student trokë në multi-miliarder kur shpiku Facebook. Sot, Zuckerberg vlen më shumë se 71 miliardë dollarë, por po ta shihni në rrugë, pa e ditur si duket, s’do t’ju shkonte kurrë ndërmend se është aq i pasur.

Në gardërobën e tij ka vetëm bluza gri. Ngaqë nuk duhet të shqetësohet për veshjen, ai kursen kohë dhe e dimë të gjithë që koha është para.

Për të krijuar një imazh

Steve Jobs krijoi një nga kompanitë më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë, Apple Inc. Jo vetëm që e themeloi, shërbeu si president dhe CEO i Apple, Jobs ishte edhe CEO dhe aksioneri më i madh i Pixar dhe anëtar i bordit në Walt Disney. transmeton Telegrafi.

Steve ka stil të paharrueshëm: një golf të zi dhe xhinse të kaltra. Imitohet lehtësisht, nuk harrohet dhe kushton pak. Krijimi i një stili personal nuk është me rëndësi vetëm për njerëzit e famshëm dhe modelet, por edhe për miliarderët. Një uniformë përcjell pjekuri.

Për të shpenzuar me zgjuarsi

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht


Një miliarder s’do të ishte bërë miliarder nëse do të kishte shpenzuar para për sende pa rëndësi si veshjet. Nuk do të kishin fituar shuma të jashtëzakonshme nëse do të shpenzonin si njerëz të zakonshëm.

Një familje mesatare amerikane shpenzon 3.8% të të ardhurave në veshje çdo vit. Imagjinoni sikur Bill Gates apo të tjerë si ai të shpenzonin 3.8% të fitimeve vetëm në veshje. Një miliarder shpenzon vetëm për të blerë gjëra që ia kthejnë mbrapsh kostot.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme