Barcelona mund të përballet me një largim të rëndësishëm gjatë verës, pasi sulmuesi Robert Lewandowski nuk ka përjashtuar një transferim të mundshëm në Serie A.
37-vjeçari është në fund të kontratës me klubin katalanas dhe tashmë ka tërhequr interesimin e dy gjigantëve italianë, Juventus FC dhe AC Milan.
Lewandowski foli shkurtimisht për të ardhmen e tij gjatë një transmetimi bamirësie të organizuar nga Latwogang, i cili kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për Cancer Fighters Foundation.
I pyetur nëse preferon Milanin apo Juventusin, polaku zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “E dini çfarë? Do të flasim së shpejti...”






















