Sulmuesi i kombwtares shqiptare, Myrto Uzuni po vazhdon me superparaqitje në MLS.
Këtë herë ylli kuqezi, ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në ndeshjen ndaj Houston Dynamos.
Goli ndaj Houstonit, është i treti për të në sezonin e ri.
Austin, arriti të fitonte ndeshjen me rezultat 2-0 duke u pozicionuar në pozitën e 12-të në Konferencën Perëndimore.
Goli i Uzunit nga goditja e lirë u vlerësua si një nga momentet më të bukura të ndeshjes, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave sportive në SHBA.






















