Kronika 26 April 2026, 17:30 Nga VNA

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së Mujecit dhe gruas së tij në Balldre të Lezhës. Një makinë i preu rrugën, një tjetër...

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së Mujecit dhe gruas së tij në

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes se tij. Babai i katër fëmijëve ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi nga Lezha në drejtim të Torovicës, kur në fshatin Balldre një automjet i ka prerë rrugën. Për pasojë Mujeci ka ndaluar makinën dhe atë moment është afruar një automjet i dytë pa targa dhe ka qëlluar në drejtim të shoferit. Prej andej kanë dalë dy persona me kallashnikovë dhe kanë derdhur breshëri plumbash mbi Mujecin duke e lënë të vrarë, ndërsa ka mbetur e vrarë edhe gruaja e tij. Momenti i ekzekutimit është filmuar dhe policia po punon me pamjet për të patur një identikit të autorëve të dyshuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme