Sociale 27 Prill 2026, 07:34 Nga VNA

Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë

Ndaje në Whatsapp
Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%

Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj importeve duke ekspozuar vendin më shumë ndaj krizave të jashtme. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2026 ushqimet e importuara u rriten në sasi me rreth 19 për qind.

Me ritme dyshifrore, me rreth 15% u shtuan edhe importet e zarzavateve dhe frutave të freskëta, duke vërtetuar faktin se kërkesa konsumatore po plotësohet gjithnjë e më shumë me importe.

Importet e zarzavateve u rritën me mbi 3,300 tonë në tremujorin e parë 2026, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke arritur në një total në mbi 25 mijë tonë. E njëjta tendencë është reflektuar edhe tek frutat, ku sasia e importuar u zgjerua me afro 3,900 tonë, duke kapur shifrën totale prej 29,700 tonësh.

Rritja e volumeve të importit për produktet bazë si frutat dhe zarzavatet dhe ushqimet në përgjithësi po diktohet veç të tjerash këtë vit edhe nga faktorët klimaterikë. Prodhimi vendas këtë vit u prek nga kushtet jo të favorshme atmosferike më shumë përmbytje dhe ngrica, duke ndikuar në reduktim të ndjeshëm të prodhimit.

Gjithashtu kërkesa nga turizmi vitet e fundit ka shërbyer si nxitës i kanaleve të importit dhe jo prodhimit vendas. Vizitorët e huaj gjatë sezonit po rrisin kërkesën për konsum përtej kapaciteteve aktuale të fermave, duke detyruar tregtarët t’i drejtohen importeve për të plotësuar nevojat e hoteleve dhe restoranteve.

Edhe riorganizimi i tregtisë me pakicë nga dyqanet e vogla në rrjete të mëdha të supermarketeve po nxit importet. Marketet e mëdha preferojnë kontrata me furnitorë të huaj që garantojnë sasi të qëndrueshme dhe standarde të unifikuara ambalazhimi përgjatë gjithë vitit, të cilat prodhimi i fragmentuar shqiptar nuk mundet ti siguroje.

Gjithashtu fermerët shqiptarë po përballen me një rritje galopante të kostove të inputeve, si farat, plehrat kimike dhe veçanërisht nafta. Ndryshe nga vendet e rajonit, subvencionet në vendin tonë mbeten ndër më të ulëtat, duke e bërë produktin vendas të shtrenjtë që në fermë. Kjo detyron tregtarët që, për të ruajtur marzhet e fitimit, të orientohen drejt importeve nga vende si Greqia, Turqia apo Egjipti, ku prodhimi është i industrializuar dhe i subvencionuar masivisht.

Bujqësia shqiptare po vuan nga emigrimi masiv i të popullsisë nga zonat rurale. Pakësimi i popullsisë në fshat dhe plakja e saj e kanë bërë shumë  të vështirë prodhimin intensiv edhe në mungesë të mekanizimit. Kjo ka çuar në lënien djerrë të sipërfaqeve të tëra të tokës, duke krijuar një vakum në treg që po mbushet nga importi.

Rënia e vazhdueshme e euros ndaj lekut, gjithashtu ka shërbyer si një faktor favorizues për importet. Produktet që vijnë nga jashtë kushtojnë më lirë për t’u blerë nga tregtarët tanë, ndërkohë që produkti shqiptar që synon eksportin po humbet vlerë. Ky forcim i monedhës vendase ka vepruar si një subvencion indirekt për importin, duke e goditur dyfish prodhuesin shqiptar që nuk konkurron dot me çmimet e ulëta të huaja./Monitor

Video

SHBA godet një tjetër skaf që trafikonte drogë në Paqësor, humbin jetën 3 personat në bord, shkon në 185 numri i viktimave që nga fillimi i operacioneve Ushtria amerikane tha se ka goditur një tjetër skaf që po trafikonte drogë në Oqeanin Paqësor dhe se 3 personat që ishin në bord humbën jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve në fushatën anti-drogë që Uashingtoni po vazhdon të zhvillojë në të paktën 185. Motoskafi që u shënjestrua po “shfrytëzohej” nga “organizata terroriste” të huaja, tha Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Amerikën Latine dhe Karaibet (SOUTHCOM) nëpërmjet X, duke postuar një video 15-sekondëshe që tregon shkatërrimin e anijes.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni po vazhdon me superparaqitje në MLS. Këtë herë ylli kuqezi, ka shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në ndeshjen ndaj Houston Dynamos.

Kur nuk i mbush më mendjen askujt…

Pak orë para darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaronte: “Sonte në sallë do të ketë disa ‘shots’.” Pas incidentit me të shtëna gjatë eventit, kjo deklaratë është rikthyer dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Bashkë me foton e Pete Hegseth duke qeshur pas ngjarjes dhe reagimet e disa të pranishmëve, ajo po përdoret nga përdorues online për të ushqyer teori konspirative që pretendojnë se ngjarja mund të ketë qenë e inskenuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme