Vetëm 45 ditë para fillimit të Kampionatit Botëror 2026, FIFA ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të fondeve për 48 kombëtaret pjesëmarrëse.
Ky vendim vjen pas shqetësimeve të shumta të shfaqura nga federatat kombëtare lidhur me kostot e larta të udhëtimit, logjistikës dhe barrës së rëndë tatimore në SHBA, ku shumë shtete rrezikonin të humbnin para pavarësisht progresit në turne. Sipas planeve të reja, fondi rekord prej 727 milionë dollarësh do të rritet edhe më tej, duke garantuar përfitime më të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit.
Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga shtëpia e futbollit botëror thuhet:
“FIFA mund të konfirmojë se është në diskutime me shoqatat në mbarë botën për të rritur të ardhurat e disponueshme. Kjo përfshin një rritje të propozuar të kontributeve financiare për të gjitha ekipet e kualifikuara për Kupën e Botës FIFA 2026. Kupa e Botës 2026 do të jetë novatore në aspektin e kontributit financiar për komunitetin global të futbollit,” duke shtuar se detajet përfundimtare do të zyrtarizohen pas mbledhjes së Këshillit të FIFA-s në Vancouver.






















