Kronika 27 April 2026, 19:50 Nga VNA

Altin Dumani në seancën e GJKKO për Veliajn: Kërkesat e mbrojtjes janë artificiale dhe synojnë vetëm shtyrjen e gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani në seancën e GJKKO për Veliajn: Kërkesat e

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që seanca gjyqësore ndaj tij dhe 29 të pandehurve të tjerë të transmetohej drejtpërdrejt nga mediat. Por gjatë seancës, vëmendja u përqendrua sidomos tek qëndrimi i prokurorit të posaçëm Altin Dumani, i cili kritikoi ashpër kërkesat e mbrojtjes.

Sipas Dumanit, kërkesat e përsëritura të avokatëve kanë bërë që edhe pse kanë kaluar dy muaj nga nisja e shqyrtimit në themel, procesi të mbetet ende në fazë paraprake.

“Këto janë kërkesa artificiale, që në vlerësimin tonë synojnë vetëm shtyrjen e gjykimit”, u shpreh Dumani në sallën e gjyqit.

Prokurori i SPAK argumentoi gjithashtu kundër kërkesës për transmetimin live të seancës, duke theksuar se një praktikë e tillë mund të cenojë zhvillimin normal të procesit penal, veçanërisht në çështje ku përfshihen dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të drejtësisë. Sipas tij, në raste të veçanta mund të lejohen vetëm pamje të kufizuara filmike, por jo transmetim i plotë i seancës.

Ndërkohë, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu rrëzoi edhe kërkesën tjetër të mbrojtjes që Veliaj të mos qëndrojë në strukturën e xhamit në sallën e gjyqit.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të ndajë çështjen: 11 nga të pandehurit, mes tyre biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa Erion Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 17 të pandehur të tjerë do të përballen me një proces normal gjyqësor përpara një tjetër trupe gjykuese.

Seanca e radhës për të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar është caktuar për 20 maj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme