Kronika 27 April 2026, 19:39 Nga VNA

Aksident në pranë Tunelit të Llogarasë, Audi del nga rruga dhe përplaset me barrierat metalike

Ndaje në Whatsapp
Aksident në pranë Tunelit të Llogarasë, Audi del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Llogara-Vlorë, në zonën e Fushë Dukatit.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Audi me targa AB193PR, i drejtuar nga shtetasi E.C., rreth 22 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, një pjesë e strukturës mbrojtëse ka depërtuar në automjet, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme