Politika 28 April 2026, 15:03 Nga VNA

Meta nga burgu: Nuk më kanë lënë pa ushqim, jam kampion i ping-pongut dhe në formë të shkëlqyer

Ndaje në Whatsapp

Meta nga burgu: Nuk më kanë lënë pa ushqim, jam kampion i

Ilir Meta reagoi nga paraburgimi i IEVP “Jordan Misja”, duke deklaruar se gjendja e tij fizike, shëndetësore dhe mendore është “më e mirë se kurrë”, pavarësisht kufizimeve që, sipas tij, vijojnë prej korrikut të vitit 2025.

Në një pjesë të asaj që e quan “autointervistë të pandërprerë” me gazetaren Dafina Hysa, Meta ironizon edhe komentet publike për gjendjen e tij fizike dhe pretendimet se është lënë pa ushqim.

“Gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë… Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën katër orë në ditë”, shprehet ai.

Meta thotë se merret çdo ditë me ushtrime fizike, veçanërisht për muskujt e barkut, ndërsa thekson se dieta e tij është shumë e shëndetshme falë përkujdesjes së familjarëve.

Në reagim, ai ironizon edhe jetën në paraburgim duke thënë se mbetet “kampion absolut i ping-pongut”, ndërsa nënkampioni është një 30-vjeçar që më parë ka qenë futbollist.

Ish-presidenti ndalet edhe te procesi gjyqësor ndaj tij, duke kritikuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe duke kërkuar që gjyqi të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.

Sipas Metës, transparenca e procesit do t’u mundësonte qytetarëve të dëgjonin vetë akuzat dhe provat e paraqitura në gjykatë.

Në fund të reagimit, ai ngre edhe një pyetje për autoritetet e IEVP “Jordan Misja”, duke kërkuar sqarime pse, sipas tij, është dhënë informacion i pasaktë ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit për kushtet e trajtimit të tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme