Kronika 28 April 2026, 15:07 Nga VNA

Atentati në Balldre ndaj çiftit Mujeci, gjendet makina e autorëve. U mor me qira në Rinas

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Balldre ndaj çiftit Mujeci, gjendet makina e

Një automjet që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes se tij Gentjana u gjet në zonën e Shkëmbit të Kuq. Bëhet fjalë për një aurmtomjet Volsvagen që është derguar për ekspertim për gjurmë gishtash.

Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij u qëlluan per vdekje ne Balldre të Lezhës. Policia vijon kontrollet për kapjen e tre autorëve të identifikuar, të cilët dyshohet se janë Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, familjarë të Genc Mhillajt, i vrarë në vitin 2016.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore për gjetjen dhe sekuestrimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren.

Ndërkohë, vijojnë kontrolle intensive për kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Volkswagen Polo”, nga i cili autorët qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M..

Gjithashtu, gjenden dhe sekuestrohen veshjet e autorëve, në momentin e kryerjes së krimit, si dhe një palë targa.

Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet penalisht babai i tij.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren, Lezhë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë, mesditën e sotme, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit B. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volkswagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56, dhe nga këqyrja, rezultoi se automjeti ka të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

Gjithashtu, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., u gjet një automjet identik me automjetin e parë, në pronësi të shtetasit B. K., por me targa.

Më tej, gjatë kontrollit, u gjetën dhe veshjet e përdorura nga autorët, në momentin e kryerjes së krimit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. M. ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira, në Rinas), i ka hequr targat dhe në bashkëpunim me njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit K. M. dhe G. M.. Pas krimit, e ka çuar automjetin, në banesën e shtetasit B. K., dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, gjithashtu me pretendimin se automjetin e tij, shtetasi B. K. e kishte identik dhe të rregullt.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi B. K., 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N. K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren, për lokalizmin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme