Kronika 29 April 2026, 10:12 Nga VNA

Plarent Ndreca braktis gjyqin e vet, zgjedh të mbrojë Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Plarent Ndreca braktis gjyqin e vet, zgjedh të mbrojë Erion Veliajn

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posacme të Apelit për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, por njëherazi mbron dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në cilësinë e të pandehurit, vendosi të marrë pjesë në një proces në Apelin e Posacëm që lidhet me këtë të fundit dhe të “braktisë” seancën gjyqësore në ngarkim të tij.

Seanca gjyqësore ku Ndreca po gjykohet për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, u shty pasi ai u paraqit në Apelin e Posaçëm si mbrojtës i zgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Ky i fundit përmes një kërkesë depozituar në Apel kundërshtim një vendim të ndëmjetëm të GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit. Në seancën ndaj Ndrecës dhe të tjerëve, nuk ishte i pranishëm as Ermal Yzeiraj, avokat i ish-deputetit socialist ndaj procesi u shty për në datën 19 maj. Plarent Ndreca akuzohet lidhur me tenderin për rikonstruksionin e disa komisariateve në vend. Hetimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku pas auditimit u konstatuan shkelje për tenderat që lidheshin me rikonstruksionin e komisariatin nr.4 në Tiranë dhe ato të Vlorë, Pogradecit e Mirditës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme