Sport 30 Prill 2026, 18:21 Nga VNA

Polemikat në Atletiko Madrit-Arsenal, reagon UEFA

Ndaje në Whatsapp
Polemikat në Atletiko Madrit-Arsenal, reagon UEFA

Futbollistët e Atletico Madridit dhe Arsenalit kanë barazuar mbrëmë 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”.

Rezultati i barabartë la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Londër.

Sfida u karakterizua nga një situatë e tensionuar me penallti, ku u akorduan gjithsej tre 11-metërsha.

Një prej tyre u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, vendim që shkaktoi pakënaqësi të madhe te skuadra e Arsenalit.

Gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti në fund të ndeshjes pasi David Hancko shkeli në këmbë Eberechi Ezen dhe e rrëzoi brenda zonës së rreptësisë.

Vendimi u shoqërua me protesta të forta nga lojtarët vendas, ndërsa më pas u kërkua rishikim nga dhoma e VAR-it, e cila çoi në anulimin e vendimit fillestar të arbitrit holandez.

Pas ndeshjes, te Arsenali u shprehën të revoltuar me këtë vendim, duke theksuar se kontakti mes lojtarëve ishte i qartë dhe se Eze ishte faulluar.

Për situatën reagoi edhe UEFA, e cila dha një shpjegim të shkurtër, duke deklaruar: “Lojtari i Atletico Madridit me numër 17 nuk ka kryer faull ndaj kundërshtarit”, pa dhënë sqarime të detajuara mbi procesin e vendimmarrjes, pavarësisht interesit të madh të opinionit publik.

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme