Rajoni 30 April 2026, 18:55 Nga VNA

Zgjedhjet në Kosovë, Reuters: Thellohet kriza politike në vend

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Kosovë, Reuters: Thellohet kriza politike në vend

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas Reuters, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur të enjten datën e zgjedhjeve të reja, të cilat vijnë si zgjedhjet e treta brenda pak më shumë se një viti. Kjo situatë vjen pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një kryetar të ri të shtetit.

Në raportimin e saj, Reuters thekson se ky votim po e thellon krizën politike në vendin më të ri të Evropës, i cili gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar ka funksionuar pa një qeveri plotësisht funksionale. Sipas agjencisë, një parlament i përçarë ka dështuar për muaj të tërë të zgjedhë një kryetar të Kuvendit, duke bllokuar proceset institucionale.

Më tej, Reuters citon deklaratat e Haxhiut pas takimit me liderët politikë, ku ajo ka theksuar se vendi po humb kohë të çmuar në proceset reformuese dhe vendimmarrëse.

“Jemi vonë me reformat pa asnjë arsye. Nuk mund të përballojmë të humbasim kohë”, është shprehur ajo, duke apeluar për më shumë përgjegjësi dhe funksionalitet institucional në periudhën në vijim.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme