Rajoni 2 May 2026, 17:18 Nga VNA

Nga aleancë në një parti të vetme: VLEN shpall unifikimin politik më 9 maj

Ndaje në Whatsapp
Nga aleancë në një parti të vetme: VLEN shpall unifikimin

Vetëm një javë e ndan skenën politike në Maqedoni nga ajo që liderët e koalicionit VLEN e cilësojnë si bashkimin më të madh të bllokut politik shqiptar në vend.

Koalicioni VLEN ka njoftuar se më 9 maj, në Ditën e Evropës, do të shndërrohet nga një aleancë e disa subjekteve në një strukturë të vetme politike, me një emër, drejtim dhe mision të përbashkët.

Sipas njoftimit, në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë rreth 850 përfaqësues të degëve, të cilët do të konfirmojnë bashkimin e pesë subjekteve politike në një organizatë të vetme.

Nga VLEN theksohet se ky hap i jep fund, siç e quajnë ata, fragmentimit të gjatë politik mes shqiptarëve dhe hap një fazë të re me qasje të unifikuar dhe politikë të koordinuar.

Koalicioni vlerëson se përçarja e viteve të fundit është paraqitur shpesh si pluralizëm politik, ndërsa interesat personale, sipas tyre, kanë dominuar mbi interesin e përbashkët.

Zgjedhja e 9 majit nuk është rastësore, sipas VLEN, pasi Dita e Evropës simbolizon bashkimin dhe vlerat e përbashkëta, të cilat tani, sipas tyre, duhet të marrin formë konkrete politike në kampin shqiptar në vend.

Ata deklarojnë se struktura e re synon përfaqësim më të fortë të shqiptarëve, me një platformë të qartë politike dhe një zë të vetëm në institucione, duke shtuar se ky proces nuk do të pritet pozitivisht nga të gjithë, veçanërisht nga ata që, sipas tyre, kanë përfituar nga përçarjet e mëparshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme