Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit.
Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni.
Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.






















