Kronika 6 May 2026, 14:26 Nga VNA

Ekskluzive/ Shifrat zyrtare, 47 mijë dosje pirg në gjykatat e apelit, në pritje të shqyrtimit...pa shpresë për tu përpunuar

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Shifrat zyrtare, 47 mijë dosje pirg në gjykatat e apelit,

46,888 dosje janë peng i rafteve të gjykatave e apelit në pritje të drejtësisë dhe sistemi nuk ofron një zgjidhje dhe perspektivë të qartë përfundimi.

Këto shifra janë pjesë e raportit vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, siguruar nga VNA.

Dhe kjo e dhënë u takon vetëm dosjeve që gjykatat kanë inventarizuar, pasi të tjera mund të jenë akoma nëpër sirtarë të plurosur.
Pasi shifrat nuk përfshijnë gjykatat e shkallëve të para.

“Gjykatat kanë vijuar procesin e inventarizimit të çështjeve të prapambetura. Deri në këtë fazë, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë inventarizuar 27,444 çështje, ndërsa në Gjykatën Administrative të Apelit janë inventarizuar 19,444 çështje. Procesi i inventarizimit vijon edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me synimin për të arritur deri në dhjetor 2026 objektivat përkatëse prej 38,000, 23,000, 20,000 dhe 8,000 çështjesh të inventarizuara”-thuhet në raportin e KLGJ.

Në funksion të përshpejtimit të shqyrtimit dhe reduktimit të stokut, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykata Administrative e Apelit kanë miratuar vendime për krijimin e listave të grup-çështjeve prioritare, të cilat u janë përcjellë gjyqtarëve relatorë për shqyrtim me përparësi.

“Ndërkohë, edhe gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ Tiranë ndodhen në procesin e hartimit dhe miratimit të listave të grup-çështjeve”,-thuhet ndër të tjera në raport.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme