Opinion 9 May 2026, 12:15 Nga VNA

Për ty Flamur...

Ndaje në Whatsapp
Për ty Flamur...

Nga Lori Sina

Një nga arsyet pse opozita nuk po arrin të kthejë revoltën qytetare në shumicë politike, është sepse shpesh vazhdon të luftojë njerëzit e gabuar, sidomos ti.

Kur opozita fotografohet duke nxjerrë fytyrat e policëve civilë gjatë protestave sikur ka zbuluar një komplot të madh, në fakt vetëm sa humbet pikë, sepse askush nuk habitet që një qeveri ruan rendin përmes strukturave të policisë, me uniforme apo civile qofshin. Këta njerëz nuk janë sistemi Flamur, shumë prej tyre janë po aq të lodhur sa pjesa tjetër e shoqërisë, por janë rrogëtar në fund të muajit.

Dhe akoma më problematike bëhet kur figura si ti Flamur Noka sulmojnë sot struktura që dikur i kanë drejtuar vetë. Kjo nuk krijon besim Flamur. Krijon perceptimin e hipokrizisë politike. Sepse me të drejtë të pyes nëse sistemi ishte kaq i keq, ku ishe ti kur e drejtoje?

Kjo është (për mendimin tim) një nga arsyet se përse revolta e shqiptarëve nuk përkthehet automatikisht në votë për opozitën, sepse pakënaqësia ndaj pushtetit nuk mjafton. Opozita duhet të bindë njerëzit që është realisht ndryshe. Dhe kjo nuk bëhet me të njëjtat fytyra, me të njëjtën gjuhë, të njëjtin mentalitet dhe të njëjtën strukturë të paajrosur prej dekadash. Ju rrofshin listat e mbyllura se në ato të hapurat zor se merrnit mandat. Dilni e provojeni sa ju vlen lëkura në terren.

Ne sot nuk kërkojmë thjesht zëvendësim pushteti, kërkojmë ndryshim kulture politike Flamur.

Madje me këto ritme, opozita rrezikon të shkojë drejt vdekjes politike si forcë, sepse nuk po prodhon vizion, nuk po prodhon shpresë. Dhe një opozitë pa plan afatgjatë nuk krijon pritshmëri tek elektorati. Prapë sipas meje Flamur.

Sot më shumë se kurrë, opozitës i duhet vota gri. Ajo pjesë e heshtur e shoqërisë që nuk është as militante e pushtetit dhe as e opozitës. Pikërisht ajo shtresë qytetarësh që është lodhur nga të dyja palët dhe që kërkon seriozitet, frymë të re dhe besueshmëri. Por vota gri nuk fitohet me ulërima politike Flamur, fitohet me alternativë reale, me njerëz të rinj, me vetëkritikë dhe me vizion.

Sepse sa herë opozita dështon të bindë këtë pjesë të shoqërisë, në praktikë vetëm sa legjitimon pushtetin absolut të qeverisë aktuale. Sepse problemi më i madh i opozitës sot nuk është mungesa e revoltës qytetare. Revolta ekziston. Problemi është mungesa e besimit se kjo opozitë përfaqëson realisht diçka të re.

Ps: Derisa opozita të kuptojë se beteja e saj është me modelin e pushtetit dhe jo me rrogëtarët e sistemit, Rilindjes vetëm shëndet i bëhet.

(Ky është diskutim i hapur Flamur, ka ardhur koha të na dëgjoni, ofendimet nuk lejohen, mendimi kundër duhet të filloj të pranohet).

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme