Situata e Kylian Mbappe te Real Madrid po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, këtë herë me reagimin e fortë të vetë tifozëve të klubit madrilen.
“Madridistat” kanë nisur një peticion online në platformën X, duke kërkuar largimin e yllit francez nga skuadra, si shenjë pakënaqësie për situatën e tij aktuale te klubi.
Fushata u përhap me shpejtësi të madhe dhe, sipas raportimeve, mbi 100 mijë nënshkrime u mblodhën në më pak se dy orë, duke treguar qartë frustrimin e tifozëve.
Shumë prej tyre kanë shprehur zhgënjimin për paraqitjet e fundit të ekipit dhe frikën se, pa ndryshime të rëndësishme, klubi mund të përballet me një tjetër sezon pa trofe.
Të tjerë kanë reaguar me ironi dhe humor në rrjetet sociale, por mesazhi mbetet i njëjtë, durimi i tifozëve po shkon drejt fundit.
Edhe pse peticioni nuk ka asnjë ndikim zyrtar në vendimmarrjen e klubit, ai pasqyron qartë klimën e tensionuar që po rrethon Mbappen në këtë moment.
Presioni ndaj 27-vjeçarit po rritet jo vetëm brenda klubit, por tashmë edhe nga tribunat dhe hapësira online.
Kylian Mbappe iu bashkua Real Madrid në vitin 2024 si lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain, duke realizuar më në fund transferimin e shumëpritur pas shtatë vitesh interes nga klubi spanjoll.






















