Bota 9 Maj 2026, 18:09 Nga VNA

OBSH konfirmon raste të hantavirusit në një anije turistike, tre viktima

Ndaje në Whatsapp
OBSH konfirmon raste të hantavirusit në një anije turistike, tre

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar gjashtë raste të infeksionit me hantavirus, nga tetë të dyshuara në një anije turistike, ku deri tani janë raportuar të paktën tre viktima.

Sipas të dhënave paraprake, shkalla e vdekshmërisë në këtë shpërthim llogaritet rreth 38%, ndërsa të gjithë rastet e konfirmuara i përkasin variantit të Andeve, një formë e virusit që në disa situata mund të transmetohet mes njerëzve.

Pavarësisht situatës, OBSH ka theksuar se rreziku për popullsinë globale mbetet i ulët, duke njoftuar se po vijon monitorimi i ngushtë i zhvillimeve epidemiologjike dhe përditësimi i vlerësimit të rrezikut.

Ndërkohë, një anije turistike holandeze ndodhet aktualisht pranë ishullit të Tenerife në Spanjë, ku ka shkaktuar shqetësim dhe reagime të forta nga banorët lokalë.

Pasagjerët pritet të lejohen të zbarkojnë gjatë fundjavës, por planet e autoriteteve kanë hasur kundërshtime nga një pjesë e komunitetit vendas, që shpreh frikë për sigurinë shëndetësore.

Qeveria qendrore në Spanjë ka reaguar ndaj kritikave për mungesë transparence, duke sqaruar se zbarkimi nuk do të bëhet direkt në portin e Tenerife-s. Anija do të qëndrojë në det, ndërsa pasagjerët do të transferohen me traget drejt portit industrial të Granadillës, larg zonave të banuara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se menjëherë pas zbarkimit, pasagjerët do të riatdhesohen, ndërsa 14 shtetas spanjollë në bord do të dërgohen në Madrid për karantinë.

Zyrtarët kanë theksuar gjithashtu se nuk do të ketë kontakt mes pasagjerëve dhe banorëve lokalë, duke garantuar se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e popullsisë.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme