Bota 9 Maj 2026, 12:11 Nga VNA

SHBA pret përgjigjen e Iranit për armëpushimin, tensionet shpërthejnë sërish në Hormuz

Ndaje në Whatsapp
SHBA pret përgjigjen e Iranit për armëpushimin, tensionet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni pret një përgjigje nga Irani lidhur me propozimin amerikan për një marrëveshje të përkohshme armëpushimi në Lindjen e Mesme, ndërsa Teherani akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit të brishtë të shpallur muajin e kaluar.

Ditët e fundit janë regjistruar përplasjet më të mëdha në dhe rreth ngushticës së Hormuzit që prej nisjes së armëpushimit informal. Përshkallëzimi erdhi pasi Donald Trump njoftoi, e më pas pezulloi shpejt, një mision të ri detar amerikan për të rihapur këtë korridor strategjik.

Të premten, ushtria amerikane tha se kishte qëlluar dhe neutralizuar dy cisterna me flamur iranian që tentuan të thyenin bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane.

Pavarësisht përplasjeve, përpjekjet diplomatike vijojnë. Pakistani ka ndërmjetësuar një memorandum të shkurtër, që sipas SHBA-së mund të shërbejë si bazë për një armëpushim më të qëndrueshëm dhe për nisjen e negociatave të reja.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se pret shumë shpejt një përgjigje nga Irani. “Duhet të marr një letër sonte”, tha ai, ndërsa paralajmëroi se nëse marrëveshja nuk firmoset, “Irani do të përballet me shumë dhimbje”.

Edhe Rubio, gjatë një vizite në Romë, tha se administrata amerikane shpreson që Teherani të paraqesë një ofertë serioze për të hyrë në një proces të mirëfilltë negociatash.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi SHBA-në se po minon diplomacinë me “aventura ushtarake të pamatura”, ndërsa pretendoi se Irani jo vetëm ka rindërtuar arsenalin e raketave balistike gjatë pauzës së luftimeve, por edhe e ka zgjeruar atë.

Kontrolli mbi ngushticën e Hormuzit dhe kërcënimi për sulme ndaj infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik mbeten kartat kryesore të Iranit në negociata. SHBA-ja, ndërkohë, ka vendosur bllokadë ndaj anijeve iraniane që përpiqen të largohen nga Gjiri.

Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se forcat iraniane kanë lëshuar raketa, dronë dhe mjete të vogla detare ndaj tre anijeve luftarake amerikane gjatë natës, por asnjë prej tyre nuk është goditur. SHBA-ja tha se ka shkatërruar sulmet hyrëse dhe ka goditur baza tokësore iraniane si kundërpërgjigje.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë zmbrapsur një tjetër breshëri raketash iraniane. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, tre persona mbetën të plagosur pasi mbrojtja ajrore u angazhua kundër dy raketave balistike dhe tre dronëve iranianë.

Kriza në Hormuz vazhdon të tronditë tregjet globale. Çmimet e naftës kanë pësuar luhatje të forta, ndërsa analistët paralajmërojnë se mbyllja e zgjatur e ngushticës mund të çojë botën drejt një recesioni të ri ekonomik. Në kohë normale, përmes Hormuzit kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.

Video

Gazment Bardhi është parë duke debatuar me forcat e policisë gjatë protestës që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bardhi u është drejtuar efektivëve duke i pyetur për arsyen e përdorimit të ujit me presion, të cilin e ka cilësuar si një veprim që mund të provokojë protestuesit.

Vijon përplasja e protestuesve dhe policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” afër Ministrisë së Brendshme.

Policia bëhet kordon për të mos lejuar protestuesit që të afrohen tek ministria e Brendshme.

Në pritje të nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme