Bota 8 Maj 2026, 22:50 Nga VNA

Maratona e Palestinës rikthehet pas dy vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza

Ndaje në Whatsapp

Maratona e Palestinës rikthehet pas dy vitesh ndërprerje për

Edicioni i 10-të i Maratonës Ndërkombëtare të Palestinës nisi sot në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, paralelisht me një garë në Rripin e Gazës, pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të luftës izraelite në Gaza.

Maratona e plotë prej 42.195 kilometrash filloi në orën 06:00 sipas kohës lokale. Mijëra vrapues palestinezë dhe ndërkombëtarë u mblodhën pranë Kishës së Lindjes në qendër të Betlehemit, pika e nisjes së garës.

Koordinatorja e maratonës, Itidal Abdul Ghani tha për Anadolu se edicioni i sivjetshëm bën thirrje për “unitetin e atdheut”. Ajo tha se një maratonë e veçantë prej 5 kilometrash u mbajt gjithashtu në qendër të Gazës, duke nisur nga ura Wadi Gaza drejt veriut.

Organizatorët zhvilluan edhe një maratonë virtuale në disa vende nga 17 deri më 21 prill, me më shumë se 5.000 pjesëmarrës nga 88 shtete. Sipas Ghanit, numri i pjesëmarrësve tejkaloi 13 mijë, përfshirë 2.523 vrapues në Gaza dhe rreth 1.000 pjesëmarrës të huaj nga 75 vende.

Maratona përfshin gara prej 42.195 kilometrash, 21 kilometrazh dhe 10 kilometrash si dhe një garë familjare prej 5 kilometrash. Ngjarja organizohet nga Këshilli i Lartë Palestinez për Rininë dhe Sportin, Komiteti Olimpik Palestinez dhe Komuna e Betlehemit.

Rikthimi i maratonës këtë vit vjen në kohën e shkeljeve të vazhdueshme izraelite të armëpushimit në Gaza dhe përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori 2023. Sipas të dhënave palestineze, të paktën 1.155 palestinezë janë vrarë dhe afro 11.750 janë plagosur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza ndërsa janë kryer rreth 22 mijë arrestime.

Në Gaza, më shumë se 72 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 172 mijë janë plagosur gjatë gjenocidit izraelit, sipas autoriteteve palestineze.

Video

Bienalja e Venecias në Venecia u ndërpre më 8 maj pasi protestat për pjesëmarrjen e Izraelit bënë që disa pavione kombëtare të mbyllen përkohësisht. Turmat u mblodhën pranë Via Garibaldi dhe zonës Giardini, me vlerësime të pjesëmarrjes që varionin nga 500 në mbi 1,000. Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro i quajti protestat “legjitime”, ndërsa pavijoni izraelit mbeti nën siguri të fortë. Marrë nga TRT Balkan

Gazment Bardhi është parë duke debatuar me forcat e policisë gjatë protestës që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bardhi u është drejtuar efektivëve duke i pyetur për arsyen e përdorimit të ujit me presion, të cilin e ka cilësuar si një veprim që mund të provokojë protestuesit.

Vijon përplasja e protestuesve dhe policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” afër Ministrisë së Brendshme.

Policia bëhet kordon për të mos lejuar protestuesit që të afrohen tek ministria e Brendshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme