Politika 9 May 2026, 18:43 Nga VNA

“Europa ka nevojë me rieuropianizuar”. Neo-malësorja e PS-së përdor gegnishten për ti dhënë leksione Europës

Ndaje në Whatsapp
“Europa ka nevojë me rieuropianizuar”. Neo-malësorja e

Marjana Koçeku zgjodhi Ditën e Europës për të provuar se gegnishtja mund të përdoret edhe si paketim folklorik për mesazhet standarde të integrimit të Edi Rama. Deputetja socialiste, e njohur si “neo-malësorja” e Partisë Socialiste, publikoi një status të gjatë në Facebook ku Europa përshkruhet si “Neoeuropë”, ndërsa Shqipnia paraqitet si një komb në kërkim të “rieuropianizimit”, me një gjuhë që herë dukej si manifest politik e herë si konkurs për dialektologji moderne.

Në thelb, mesazhi mbetet ai klasik i propagandës së qeverisë: jashtë Europës ka errësirë, izolim dhe “gjysma-shtete”, ndërsa brenda saj ndodhet shpëtimi moral, ekonomik dhe historik i shqiptarëve. Por risia kësaj here nuk ishte përmbajtja. Ishte ambalazhi. Sepse në vend të shqipes standarde të administratës së Tiranës, mesazhi i zakonshëm i integrimit u servir në gegnisht, sikur Bashkimi Europian të ishte kthyer papritur në një kuvend kullash alpine.

Koçeku flet për “Neoeuropën”, për “rieuropianizimin” e kontinentit dhe për nevojën që Europa të “rishpikë veten”, ndërsa lexuesi mbetet mes dy dilemash: a kemi të bëjmë me një status politik apo me një draft manifesti për ndonjë festival letrar në Valbonë.

Ironia është se gegnishtja, një dialekt që për dekada u shtyp nga uniformizimi ideologjik i regjimit komunist, sot përdoret nga pushteti si dekor identitar për të shitur mesazhin më globalist të mundshëm. Një lloj patriotizmi me fonde IPA. Një folklor modern ku lahuta shërben si kolonë zanore për powerpoint-et e integrimit europian.

Në fund, statusi i deputetes nuk sjell asnjë ide të re për Europën, por dëshmon diçka tjetër: në Partinë Socialiste tashmë edhe dialektet janë futur në funksion të marketingut politik. Dhe kështu, mes “Shqipnisë”, “Neoeuropës” dhe “rieuropianizimit”, propagandës së zakonshme iu vu thjesht një xhubletë e rieuropianizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme