Politika 9 May 2026, 16:42 Nga VNA

Doli në mbështetje të Veliajt, Ndrenika: E kam si djalin tim

Ndaje në Whatsapp
Doli në mbështetje të Veliajt, Ndrenika: E kam si djalin tim

Në një intervistë për Report TV, aktori i njohur Robert Ndrenika ka folur në lidhje me diskutimet për praninë e tij në seancën gjyqësore në mbështetje të Erion Veliajt. Në reagimin e tij, Ndrenika shprehet se njeriu i di vetë gjërat e tij dhe se ai kryebashkiakun e njeh mirë dhe e ka si djalin e tij.

‘Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim. Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë.

Aktori i njohur thotë se nëse do të jetë e nevojshme do të shkojë sërish në mbështetje të Veliajt.

‘E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty. Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt. Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: Një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranës, që shpejt do të jetë gati’, është shprehur Ndrenika.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme