Politika 7 May 2026, 15:49 Nga VNA

Të hoqi nga Fieri, mirë ta bëri”: Berisha përdor Ballukun për të poshtëruar Braçen në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

Të hoqi nga Fieri, mirë ta bëri”: Berisha përdor

Debati për çmimin e naftës në Parlament u kthye këtë të enjte në një përplasje të fortë mes Sali Berishës dhe Erion Braçes, por në sfond u duk qartë edhe një tjetër betejë: ajo mes Braçes dhe Belinda Ballukut brenda mazhorancës.

Teksa akuzoi qeverinë për vendosjen e “taksës më të lartë në botë” mbi naftën dhe foli për kontrabandë masive të karburanteve, Berisha zgjodhi që shigjetat më të forta t’i drejtonte ndaj Erion Braçes, duke e quajtur hipokrit dhe mashtrues ndaj fermerëve.

Madje, në një moment ironik, kreu i PD-së u duk sikur mori anën e Belinda Ballukut në konfliktin e heshtur me deputetin socialist të Fierit.

“Po të hoqi Lubia nga Fieri, dhe tani nuk pyet më për ta fare. Mirë ta bëri!”, iu drejtua Berisha Braçes nga foltorja e Kuvendit.

Deklarata ishte qartas një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj humbjes së ndikimit politik të Braçes në Fier dhe rolit dominues që Belinda Balluku ka marrë në qarkun socialist.

Ndërsa sulmoi qeverinë për çmimin e naftës, Berisha ngriti akuza edhe për kontrabandë të organizuar të karburanteve, duke pretenduar se në Shqipëri hyjnë “400 mijë tonë naftë nga Libia” dhe se kjo, sipas tij, nuk mund të bëhet pa mbështetje qeveritare.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme