Kronika 9 May 2026, 19:32 Nga VNA

Nga Milan te SPAK/ Firmoset fletëthirrje për Igli Taren, do të pyetet për dosjen Balluku

Ndaje në Whatsapp
Nga Milan te SPAK/ Firmoset fletëthirrje për Igli Taren, do të

Igli Tare, një prej ish-futbollistëve profesionistë më të njohur shqiptarë dhe aktualisht drejtor sportiv i klubit të Serie A, AC Milan, është në listën e personave që do të japin shpjegime në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat e rrugëve.

Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë se në adresë të ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare është firmosur një fletëthirrje për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fletëthirrja është kthyer mbrapsht pa u firmosur, çka nënkupton se Tare nuk ka marrë dijeni.

Grupi hetimor pritet të firmosë një fletëthirrje të dytë, por ende është e paqartë nëse ajo do t’i adresohet në Itali, ku ai jeton dhe punon, apo njoftimi do të kryhet në forma të tjera.

Thirrja e Tares vjen pas kontrolleve të SPAK te familjarë, persona të besuar të Ballukut dhe biznesmenë të ndryshëm. Mes të tjerash, janë ushtruar kontrolle edhe në dy vila në jug të vendit.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për tenderat e rrugëve dhe aktualisht ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Kërkesa e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut u rrëzua në Kuvend nga maxhoranca socialiste.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme