Hungaria ka hyrë në një epokë të re politike, pasi Peter Magyar është betuar zyrtarisht si kryeministër i vendit, duke i dhënë fund qëndrimit 16-vjeçar në pushtet të Viktor Orban.
Magyar, lideri i partisë opozitare ‘Tisza’, mori detyrën pas një fitoreje të bujshme në zgjedhje, të cilat shënuan një nga ndryshimet më të mëdha politike në historinë e fundit të vendit.
Betimi i tij u zhvillua në një ceremoni zyrtare në Budapest, ndërsa mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë moment si një ‘kthesë historike’ për Hungarinë dhe përfundimin e një epoke të gjatë të dominimit të Orban.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Magyar ka premtuar reforma të thella në institucione, luftë ndaj korrupsionit dhe rikthim të besimit në demokraci, ndërsa ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet e Hungarisë me Bashkimin Europian.
Ndryshimi i pushtetit vjen pas një fushate të fortë politike, ku Magyar arriti të mobilizojë një pjesë të madhe të elektoratit me premtime për ‘rinovim të sistemit’ dhe transparencë qeverisëse.






















