Sport 6 Maj 2026, 18:07 Nga VNA

Biznesmeni shqiptar dhe Andi Lila në negociata për blerjen e klubit grek

Ndaje në Whatsapp
Biznesmeni shqiptar dhe Andi Lila në negociata për blerjen e klubit

Një zhvillim i rëndësishëm në prapaskenat e futbollit ka dalë në dritë, ku një biznesmen shqiptar, së bashku me ish-kapitenin e Kombëtares, Andi Lila, po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së një klubi futbolli në Greqi.

Sipas burimeve, palët janë aktualisht në fazë negociatash dhe ende nuk është finalizuar asnjë marrëveshje, por interesimi për investimin është serioz dhe po ecën përpara.

Projekti shihet si një hap i rëndësishëm i kapitalit shqiptar në futbollin europian, duke sjellë emra të njohur nga bota e sportit dhe biznesit në një bashkëpunim të ri jashtë kufijve.

Detajet mbi klubin që synohet të blihet nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë qartësi mbi zhvillimin e kësaj marrëveshjeje të mundshme.

Ky investim, nëse finalizohet, do të shënonte një tjetër rast të përfshirjes së figurave shqiptare në pronësinë e klubeve jashtë vendit, duke rritur prezencën e tyre në futbollin europian.

Video

Qindra banorë të Durrësit marshuan ditën e sotme në kujtim të dy të miturve, të cilët humbën jetën tragjikisht të dielën pasi u përplasën nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ishte në gjendje të dehur. Pjesë e marshimit ishin familjarët e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë. Me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi, ata u ndalën fillimisht para Policisë së Durrësit dhe më pas para godinës së Bashkisë.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike, dy aksidente të tjera janë regjistruar në aksin rrugor Spitallë-Porto Romano, duke rritur alarmin për sigurinë në këtë zonë. Banorët kanë denoncuar mungesën e theksuar të sinjalistikës dhe të patrullave policore, duke i cilësuar këto mangësi si shkaktarët kryesorë të rrezikut të përditshëm. Situata rëndohet edhe më tej në rrugën “Azem Hajdari”, ku punimet e lëna përgjysmë kanë bllokuar qarkullimin dhe mungesa e ndriçimit krijon kurthe të vërteta për drejtuesit e mjeteve.

Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e GJKKO. Noizy dhe babai i tij bëjnë pjesë në rreth 60 dëshmitarë të thirrur në procesin ndaj bandës së Laert Haxhiut, që po përballen me drejtësinë si të dyshuar për krime të rënda si vrasje, grabitje, shkatërrim prone me eksploziv në kuadër të grupit kriminal.

Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut i njohur si Noizy, u paraqit në GJKKO për të dëshmuar në procesin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Banda i vuri tritol dhe shkatërroi lokalin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme