Kronika 6 May 2026, 17:51 Nga VNA

Bizneset në Vlorë protestojnë para bashkisë: kërkojnë shtyrjen e prishjeve në prag të sezonit turistik

Ndaje në Whatsapp

Bizneset në Vlorë protestojnë para bashkisë:

Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një takim me kryetaren Brunilda Mersini, lidhur me aksionet për prishjen e strukturave në prag të sezonit turistik veror.

Në një kërkesë zyrtare drejtuar bashkisë, Shoqata Turistike Rajonale Aulona (ARTA) kërkon shtyrjen e afatit të ndërhyrjeve deri në fund të muajit shtator.

“Jemi këtu për të protestuar që të mos na dëmtohet biznesi këtë sezon. Sezoni po hapet dhe flitet për prishje të menjëhershme. Duam një zgjidhje nga institucionet, të paktën të jemi të informuar për projektet dhe mënyrën si duhet të veprojmë. Kemi shumë punonjës që varen nga këto biznese. Sot jemi pak, por nesër do të jemi më shumë. Po luhet me jetesën tonë”, u shpreh një nga përfaqësuesit e bizneseve.

Sipas tyre, ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë ndjeshëm aktivitetin ekonomik, pasi struktura si tenda, pergola dhe ambiente shtesë janë pjesë e investimeve të tyre për sezonin.

Ata theksojnë se Vlora mbështetet kryesisht te turizmi dhe kërkojnë dialog me institucionet për të gjetur një zgjidhje që nuk dëmton biznesin lokal.

Bizneset në Vlorë protestojnë para bashkisë: 

Bizneset në Vlorë protestojnë para bashkisë:

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme