Opinion 6 May 2026, 12:23 Nga VNA

Rruga nuk është hapësirë vetëm për makinat

Ndaje në Whatsapp

Rruga nuk është hapësirë vetëm për makinat


Nga Doriana Musai

Ajo ka qenë dhe duhet të mbetet hapësira ku lëvizin njerëzit, ku qëndrojnë, takohen dhe ndërtojnë marrëdhënie me qytetin. Rruga është njëkohësisht lëvizje dhe qëndrim; lidhje midis banesave, vitrinë e ndërtesave dhe element jetësor i përditshmërisë urbane, sidomos për fëmijët.

Fëmijët duhet të ndihen të sigurt në rrugë dhe të kenë të drejtë të luajnë në qytet. Nuk janë fëmijët në vendin e gabuar; janë makinat që janë bërë të tepërta në hapësirat ku duhet të dominojë jeta publike.

Këndet e izoluara të lojërave nuk e zgjidhin problemin e sigurisë së fëmijëve. Ato mund të kontrollojnë dhe kufizojnë lëvizjen e tyre, por nuk mund të zëvendësojnë mungesën e hapësirës publike të vërtetë në qytet.

Sot, lëvizja urbane është kthyer në prioritet të makinës. Investimet bëhen për të shtuar kapacitetin e mjeteve motorike; trotuaret zvogëlohen, ndërsa katet e parkimeve nëntokësore shtohen. Këta tregues prodhojnë një qytet të varur nga makina, ku planifikimi, investimi dhe dizajni orientohen rreth saj.

Qyteti nuk duhet të ketë frikë nga makina. Përkundrazi, makina duhet të tërhiqet nga qyteti, në mënyrë që rruga t’u rikthehet njerëzve.

Rruga nuk është hapësirë vetëm për makinat 

Rruga nuk është hapësirë vetëm për makinat

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme