Opinion 28 April 2026, 12:17 Nga VNA

Si e kthen një qeverisje e korruptuar stuhinë politike në klimë të përhershme të shtetit

Ndaje në Whatsapp
Si e kthen një qeverisje e korruptuar stuhinë politike në

Nga Vehap Kola

Një dijetar i njohur i Andaluzisë së shek. XI-XII, Ebu Bekri i Tortozës, e shpjegonte qeverisjen përmes metaforës së motit.

Qeveria është si moti - thotë ai.

Njerëzit nuk e përjetojnë qeverisjen si koncept abstrakt, njësoj siç nuk e përjetojnë motin si kategori teorike. Ata e njohin përmes kushteve në të cilat jetojnë.

Për dikë që është rritur në një klimë me stuhi, acar e mjegull, moti mund të lidhet pothuajse gjithmonë me vështirësitë. Për dikë në Mesdhe, moti nuk të sjell në mendje vetëm shi e furtunë, por edhe diell, ngrohtësi dhe ngjyra. Përfytyrimi mbi motin formohet nga përvoja.

Kështu ndodh edhe me qeverisjen.

Kur një qeveri prodhon vazhdimisht korrupsion, arbitraritet, padrejtësi dhe grabitje të së mirës publike, ajo krijon një lloj “moti politik” të zymtë, një atmosferë që qytetarët nuk e perceptojnë më si devijim, por si normalitet. Në atë pikë, korrupsioni nuk shihet më si deformim i qeverisjes, por si vetë natyra e saj.

Nuk është se qeveritë e këqija thjesht qeverisin keq. Ato i (keq)mësojnë njerëzit ta ngatërrojnë stuhinë me klimën.

Kur njerëzit jetojnë gjatë nën një klimë politike të korruptiar, ata fillojnë të mendojnë keq jo vetëm për qeverinë e radhës, por për vetë vendin e tyre. Shteti shihet si vend pa shpresë, kombi si i dënuar, politika si pashmangshmërisht e pistë. Kur dikush hyn në politikë, direkt akuzohet për plane ogurzeza, për skenarë komplotistë, për llozha në prapaskenë etj.

Kur korrupsioni normalizohet si mënyrë qeverisjeje, njerëzit nuk e shohin më atë si devijim por si “motin” normal të shtetit.

Dëmi më i madh i një regjimi të korruptuar nuk është vetëm ekonomik apo institucional. Është imagjinar. Qeveria që “punon” ditë-natë për të vjedhur e bërë padrejtësi, i jep formë edhe mënyrës si qytetarët e mendojnë të mundshmen. Si mjegulla që e bën horizontin të padukshëm, korrupsioni i vazhdueshëm ua errëson njerëzve vetë idenë se qeverisja mund të jetë ndryshe.

Një regjim i korruptuar nuk prodhon vetëm mjerim. Ai helmon vetë imagjinatën politike të qytetarëve.

Dhe kjo është tragjedia më e madhe. Ajo që duhet të jetë vetëm një stinë politike, fillon të perceptohet si klimë e përhershme. Ajo që është produkt i qeverive të këqija, ngatërrohet me karakterin e popullit apo fatin e vendit. “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë!” “Shqiptarët janë njerëz me bisht!” Këto i shkojnë për shtati më së miri një qeverie të korruptuar dhe tiranike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme