Kronika 6 May 2026, 12:17 Nga VNA

Ishte në kërkim për trafik kokaine drejt Spanjës, arrestohet i shumëkërkuari Klevin Kananaj

Ndaje në Whatsapp
Ishte në kërkim për trafik kokaine drejt Spanjës, arrestohet

Operacionalja arreston në Vlorë të shumëkërkuarin Klevi Kananaj.

Autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.

Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali.

Pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme