Politika 6 May 2026, 17:30 Nga VNA

Ferit Hoxha mobilizon administratën për lobing diplomatik, ndërsa 350 amendamentet për Shqipërinë kalojnë në heshtje

Ndaje në Whatsapp

Ferit Hoxha mobilizon administratën për lobing diplomatik, ndërsa

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, njoftoi se Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar tekstin e Rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi raportin për Shqipërinë, të përgatitur nga raportuesi Andreas Schieder, me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime, duke hapur rrugën për shqyrtim të Raportit në seancë plenare.

Ajo që nuk thuhet nga askush është se Komisioni i Jashtëm, ka kërkuar 350 amendamente, për një rezolutë prej vetëm dy faqesh. Dy faqe që ishin mjaft kritike, por që me sa duket duheshin korrigjuar 350 herë sepse nuk ishin kritike aq sa duhej.

Ndërkohë Ministria e Jashtme që na njoftoi vetëm 58 votat pro, dje ka shpërndarë një letër për të gjitha institucionet.
Për atë që beson se në letër po ndaheshin detyrat per reflektimin e rekomandimeve, sqarojme se puna nuk është halli i Ministrit të ri.

Letra nuk është thirrje për të bashkuar forcat e punës për të reflektuar rekomandimet.

Institucioneve ju dërgohej letër, ku u kërkohet të gjithëve (pa përjashtim), që deri në ditën që draft rezoluta prej 2 faqesh me 350 amendamentet e përgatitura nga Komisioni i Jashtëm, të votohet, të gjithë të bëjnë lobim.

Tani nuk kërkohet më fare punë nga institucionet.
Po kërkohet thjesht lobim për integrimin!

Mirë që çmenden, po pse të gjithë njëkohësisht!

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme