Sport 7 Maj 2026, 19:16 Nga VNA

UEFA publikon formacionin e javës në Champions League, dominojnë PSG dhe Arsenal

Ndaje në Whatsapp

UEFA ka publikuar “Team of the Week” për ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Paris Saint-Germain dhe Arsenali dominojnë formacionin ideal me nga katër futbollistë secila.

Nga skuadra franceze janë përzgjedhur Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue dhe Willian Pacho, pas paraqitjeve mbresëlënëse që ndihmuan PSG-në të sigurojë kualifikimin në finale.

Edhe Arsenali ka një prezencë të fortë në këtë formacion, falë performancave të Bukayo Saka, Declan Rice, William Saliba dhe David Raya.

Ndërkohë, Bayern Munich përfaqësohet nga Luis Diaz dhe Joshua Kimmich, ndërsa vendi i fundit në formacion i takon Atletico Madrid me Marcos Llorente.

Formacioni i javës konsiderohet si një pasqyrë e qartë e lojtarëve që spikatën më shumë në këtë fazë të garës, ndërsa dominimi i PSG-së dhe Arsenalit tregon ndikimin e madh që këto skuadra patën në rrugëtimin drejt finales së madhe.

UEFA publikon formacionin e javës në Champions League, dominojnë

 

 

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme