Sport 7 Maj 2026, 18:15 Nga VNA

Kaos te Real Madridi: Valverde përfundon në spital pas përleshjes me Tchouamenin

Ndaje në Whatsapp
Kaos te Real Madridi: Valverde përfundon në spital pas përleshjes

Tensionet në dhomën e zhveshjes së Real Madridit duket se kanë arritur kulmin, pasi Federico Valverde ka përfunduar në spital pas një përleshjeje të ashpër me Aurelien Tchouamenin.

Sipas raportimeve të “Marca”, incidenti mes dy futbollistëve ka qenë shumë serioz dhe ka kërkuar ndërhyrjen e disa anëtarëve të ekipit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se gjithçka nisi në mëngjes, kur Valverde refuzoi t’i jepte dorën Tchouamenit, duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes tyre. Konflikti më pas degradoi në përleshje fizike, ku uruguaiani thuhet se mori një goditje të fortë dhe u dërgua në spital për trajtim.

Problemet në kampin madrilen nuk mbarojnë me kaq. Raporte të publikuara më herët gjatë së enjtes pretendojnë se deri në gjashtë lojtarë të Real Madridit nuk komunikojnë më me Alvaro Arbeloan.

Ndërkohë, polemikat që lidhen me Kylian Mbappen vazhdojnë të shtojnë tensionin, teksa miliona tifozë kanë firmosur një peticion me thirrjen “Mbappe Out”.

E gjithë kjo situatë vjen në një moment delikat për Real Madridin, vetëm pak ditë para përballjes së madhe ndaj Barcelonës të dielën. Kriza e brendshme po shton presionin mbi presidentin Florentino Perez, i cili pritet të marrë vendime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme