Sport 6 Maj 2026, 20:07 Nga VNA

Juve dhe Inter trokasin te dera e Liverpoolit: Alisson dhe Curtis Jones në shënjestrën e Comolli-t dhe Marotta-s

Ndaje në Whatsapp
Juve dhe Inter trokasin te dera e Liverpoolit: Alisson dhe Curtis Jones në

Liverpool po përgatit një revolucion të madh veror dhe dy nga emrat që mund të largohen kanë përfunduar në radarët e klubeve italiane. Sipas raportimeve të SportMediaset, Juventus po ndjek me vëmendje portierin brazilian Alisson Becker, ndërsa Inter Milan ka vënë në shënjestër mesfushorin anglez Curtis Jones.
Drejtuesi bardhezi Damien Comolli po kërkon të forcojë repartin defensiv dhe eksperienca e Alisson shihet si një mundësi ideale për projektin e ri të Juventusit. Nga ana tjetër, presidenti zikaltër Giuseppe Marotta po vlerëson profilin e Jones si një përforcim cilësor për mesin e fushës.
Reds duket se janë të gatshëm të hapin negociatat në verë, ndërsa Serie A mund të bëhet destinacioni i radhës për dy yjet e klubit anglez.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme