Sipas mediave nga Spanja, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk është plotësisht i bindur për transferimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni.
Bastoni mbetet një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për repartin defensiv, por Flick po bën ende vlerësime teknike për të kuptuar nëse ai përshtatet realisht me stilin e lojës së tij.
Trajneri gjerman po shqyrton nëse ia vlen të investohet për një mbrojtës të majtë si Bastoni apo nëse duhet zgjedhur një profil tjetër për qendrën e mbrojtjes.
Pavarësisht interesit të Barcelonës dhe gatishmërisë së lojtarit për një transferim, vendimi final ende nuk është marrë dhe situata mbetet e hapur.






















