Sport 9 Maj 2026, 17:36 Nga VNA

Hetimi në Milano, zbardhen detaje të reja nga skandali me eskorta dhe futbollistë

Ndaje në Whatsapp
Hetimi në Milano, zbardhen detaje të reja nga skandali me eskorta dhe

Dalin detaje të reja nga hetimet që kanë tronditur botën e futbollit italian, të lidhura me një skandal eskortash dhe një agjenci eventesh në Milano, siç raporton e përditshmja ‘La Repubblica’.

Në qendër të hetimeve ndodhet një agjenci organizimi eventesh në Milano, administratorët e së cilës janë vendosur në arrest shtëpie, të akuzuar për shfrytëzim dhe favorizim të prostitucionit, si dhe bashkëpunim në krim.

Sipas Prokurorisë së Milanos, të paktën 70 futbollistë profesionistë dyshohet se kanë marrë pjesë në mbrëmjet e organizuara nga kjo strukturë. Në raportimet e ‘La Repubblica’, përshkruhen ambiente prive luksoze, ku konsumoheshin shishe vere që arrinin deri në 20 mijë euro.

Megjithatë, deri tani asnjë nga futbollistët nuk është zyrtarisht nën hetim.

Mbrëmjet, sipas dosjes hetimore, ofronin paketa që përfshinin klube nate luksoze në Milano, shërbime eskorte dhe në disa raste edhe substanca narkotike. Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti dyshohet se ka vijuar edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Rasti ka nisur pas një denoncimi të bërë nga një prej vajzave të përfshira, e cila është identifikuar në verën e vitit 2024.

Në dosje përmenden gjithashtu përgjime mes bashkëpunëtorëve të agjencisë, ku flitet për pagesa të lidhura me disa futbollistë nga ekipe si Torino, Sassuolo dhe Verona. Sipas hetimeve, shumat e kërkuara nuk përputheshin me konsumin e deklaruar, duke ngritur dyshime për pagesa të maskuara.

Avokati i të pandehurve ka depozituar dokumente në gjykatë duke kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se pagesat lidhen vetëm me shërbime të jetës së natës dhe jo me aktivitet të paligjshëm.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme