Sport 9 Maj 2026, 17:09 Nga VNA

Zyrtare, sulmuesi i Interit ndryshon kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare, sulmuesi i Interit ndryshon kombëtare

Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, ka përfunduar zyrtarisht procesin e ndryshimit të kombësisë sportive dhe tashmë do të ketë të drejtë të përfaqësojë Bregun e Fildishtë në ndeshjet ndërkombëtare, përfshirë Kupën e Botës 2026.

Kërkesa e tij për të kaluar nga përfaqësimi i Francës, ku kishte luajtur më herët me ekipin U-21, është miratuar nga FIFA, duke i hapur rrugën një kapitulli të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Vendimi është bërë publik gjatë ditës së premte, ndërsa futbollisti i Inter është pritur edhe nga ambasadori i Bregut të Fildishtë në Itali, ku i është dorëzuar fanella e përfaqësueses.

Bonny, 22 vjeç, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, pritet të jetë pjesë e listës përfundimtare të skuadrës që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026. Ai ka pasur një sezon të mirë me Interin, duke kontribuar në fitimin e Serie A dhe duke shënuar pesë gola si zëvendësues.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme