Kronika 31 July 2026, 10:09 Nga VNA

SPAK zgjeron akuzat ndaj Ballukut, e pandehur edhe për tre lote të tjera të Unazës

Ndaje në Whatsapp
SPAK zgjeron akuzat ndaj Ballukut, e pandehur edhe për tre lote të

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe për lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe.

SPAK pritet t’i komunikojë Ballukut këtë fakt, si edhe vendimin për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë. Ish-zëvendëskryeministrja nuk pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, por me aktet do të njihet avokati i saj, Ardian Kalia.

Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

Për të njëjtat lote janë marrë të pandehur edhe ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, Miranda Shkurta, zyrtare pranë Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Video

Përfundon protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Nis protesta e 61, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet për vepra të rënda penale paraqitet në SPAK. Prokurorët e kanë marrë të pandehur për lotet e Unazës së Madhe, pasi më herët e kishin marrë të pandehur për tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa po vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash. Këtë të premte Ballukut do t’i komunikohet edhe zgjatja e afatit të hetimit deri më datë 20 tetor. Më herët në SPAK mbërriti Ardian Kalia, avokati i ish-ministres së Infrastrukturës.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona që morën pjesë në protestën e improvizuar këtë të premte përpara ambienteve të SPAK-ut. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariat për verifikim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme